Haziri mesazh pas zhvillimeve në LDK: Koha t’i kthehemi idealistëve

Aktuale

Haziri mesazh pas zhvillimeve në LDK: Koha t’i kthehemi idealistëve

Më: 17 korrik 2026 Në ora: 11:19
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar me një mesazh publik në kohën kur brenda partisë janë shtuar përçarjet dhe janë dorëzuar nënshkrimet për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, ku po kërkohet edhe shkarkimi i kryetarit Lumir Abdixhiku.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haziri tha se LDK është parti e idealistëve dhe se forca e saj qëndron te anëtarësia, e jo te funksionarët.

“LDK ju takon idealistave.

Idealistat janë anëtarësia! Në Kosovë, historia na ka mësu që LDK është parti e idealistave, PDK është parti e kryengritësve dhe VV është parti e të pakënaqunve. LDK ju takon idealistave e idealistat e saj janë anëtarësia. Jo funksionarët. Koha t’i kthehemi idealistave!”, ka shkruar Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat