​FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës

Aktuale

​FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës

Më: 20 korrik 2026 Në ora: 09:16
​FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se ekipet e saj kanë gjetur trupin e pajetë të një shtetasi të huaj në Liqenin e Batllavës.

Sipas njoftimit, pas marrjes së informacionit nga Qendra e Situatave e Republikës së Kosovës, FSK ka angazhuar menjëherë Ekipin e Kërkim-Shpëtimit për të ndërhyrë në operacionin e kërkimit.

Pas intervenimit në orët e vona, ekipi ka arritur të lokalizojë dhe të nxjerrë trupin e pajetë të personit me inicialet A.A., shtetas i huaj.

Trupi i pajetë u është dorëzuar autoriteteve kompetente,.

Ata do të vazhdojnë me procedurat e mëtejme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat