Bajqinovci me mesazh të prerë: Ata që braktisën institucionet me urdhër të Serbisë s'duhet të rikthehen

Aktuale

Bajqinovci me mesazh të prerë: Ata që braktisën institucionet me urdhër të Serbisë s'duhet të rikthehen

Nga: A.SH Më: 20 korrik 2026 Në ora: 15:31
Mefail Bajqinovci

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se asnjë prokuror, polic apo shërbyes civil që e ka lëshuar detyrën me kërkesë të Serbisë nuk duhet të rikthehet në institucionet e Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bajqinovci tha se Kosovës i duhen njerëz që i qëndrojnë besnik Kushtetutës dhe ligjeve të saj.

Postimi i Bajqinovcit:

Asnjë prokuror, polic apo shërbyes civil që e ka lëshuar detyrën me kërkesë të Serbisë nuk duhet të rikthehet në institucionet e Republikës së Kosovës.

Kosova ka nevojë për njerëz që i qëndrojnë besnik Kushtetutës dhe ligjeve të saj, jo për ata që në momentet vendimtare zgjodhën urdhrat e Beogradit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat