​MIT: Nesër nuk aktivizohen masat kufizuese për kamionët mbi 20 tonë

Aktuale

​MIT: Nesër nuk aktivizohen masat kufizuese për kamionët mbi 20 tonë

Më: 23 korrik 2026 Në ora: 22:05
Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër nuk do të ketë kufizime për qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas ministrisë, parashikimet zyrtare të temperaturave nuk plotësojnë kushtet për vendosjen e kufizimeve të përkohshme.

Për këtë arsye, vendimi për ndalimin e qarkullimit nuk do të zbatohet gjatë ditës së nesërme.

MIT ka theksuar se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të kushteve meteorologjike.

Qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë nëse krijohen kushte për vendosjen e masave kufizuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat