​“Na kanë gjujt me tanke, na e kanë kallë shpinë”, dëshmia prekëse e një të mbijetuare të luftës

Aktuale

​“Na kanë gjujt me tanke, na e kanë kallë shpinë”, dëshmia prekëse e një të mbijetuare të luftës

Më: 25 korrik 2026 Në ora: 12:32
Foto nga koha e luftës në Kosovë

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka publikuar dëshminë e një gruaje të moshuar, e cila rrëfen për dëbimin me dhunë nga shtëpia dhe vuajtjet e përjetuara gjatë luftës në Kosovë.

Në rrëfimin e saj, ajo kujton momentet e rënda kur, sipas saj, familja e saj ishte sulmuar dhe ishte detyruar të largohej nga shtëpia. “Na kanë gjujt me tanke... na e kanë kallë shpinë...”, citohet të ketë thënë ajo.

IKKL ka theksuar se dëshmi të tilla pasqyrojnë pasojat e luftës mbi popullsinë civile, përfshirë djegien e shtëpive, dëbimet e dhunshme dhe mbijetesën në kushte të rënda.

Instituti ka bërë të ditur se do të vazhdojë ruajtjen dhe dokumentimin e këtyre rrëfimeve, duke i cilësuar ato si pjesë të rëndësishme të kujtesës historike dhe dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat