​Kurti fton Gjinin dhe Hamzën në takime: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi edhe e opozitës

Aktuale

​Kurti fton Gjinin dhe Hamzën në takime: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi edhe e opozitës

Më: 6 gusht 2026 Në ora: 14:16
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm për dialog politik dhe ka ftuar kryetarët e partive tjera që të marrin pjesë në takime për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

Në një konferencë për media Kurti ka deklaruar se për arritjen e një marrëveshjeje nevojitet komunikim ndërmjet subjekteve politike, duke përmendur kryetarin e AAK-së, Ardian Gjini, dhe atë të PDK-së, Bedri Hamza.

Kurti fton Gjinin dhe Hamzën në takime

“I bëj thirrje Ardian Gjinit, por edhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, që të takohemi e të bisedojmë, sepse nëse kryetari i Kuvendit i takon subjektit fitues dhe nëse qeverinë e formon mazhoranca që jemi ne, atëherë zgjedhja e presidentit është përgjegjësi edhe e PDK-së edhe e Aleancës. Na duhet diskutim dhe komunikim dhe unë jam i vullnetshëm dhe i interesuar”, ka thënë Kurti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat