“Të vërtetën nuk e fsheh asgjë”, Peci nga Kalludra: Kosova ende e ka plagën që kullon

Aktuale

“Të vërtetën nuk e fsheh asgjë”, Peci nga Kalludra: Kosova ende e ka plagën që kullon

Nga: A.M. Më: 9 gusht 2026 Në ora: 17:29
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, gjatë vizitës në Kalludër të Zubin Potokut

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar lidhur me plagët e luftës dhe fatin e personave të pagjetur, duke theksuar se Kosova ende përballet me pasojat e krimeve të luftës dhe mungesën e drejtësisë.

Peci ka thënë se, edhe pas më shumë se dy dekadash, familjet e të pagjeturve vazhdojnë të jetojnë mes dhimbjes, pritjes dhe shpresës për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.

Ai ka theksuar se Mitrovica është ndër vendet që e ka paguar më shtrenjtë çmimin e lirisë gjatë luftës.

Postim i plotë:

Kosova ende i ka varret e hapura e plagën që kullon, e Serbia gjenocidale as kërkim falje nuk kërkon.

Për një çerek shekulli, Mitrovica më së shtrenjti e pagoi çmimin e lirisë. Nga antikiteti jemi në veri, aty ku varrezat shqiptare dëshmojnë praninë dhe historinë tonë në këto troje. Ka kaluar kaq shumë kohë për t’u adresuar çdo plagë e jona. Të vërtetën nuk e fsheh asgjë, gjaku nuk humbet, e as dheu nuk lejon mbulimin e krimit.

Për afër 3 dekada vuajtje, pritje, dhimbje e kërkim, për familjarët e të pagjeturve që jetuan me pikëllimin dhe shpresën se një ditë do të mund të vendosin lule mbi varrezat e më të dashurve të tyre.

Dhimbje që kërkon shërim. Krime që kërkojnë drejtësi këtu nga Kalludra e Zubin Potokut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat