Pas deklaratave të Vuçiqit për Ibrin, vjen reagimi i fortë nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së

Aktuale

Pas deklaratave të Vuçiqit për Ibrin, vjen reagimi i fortë nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së

Më: 11 gusht 2026 Në ora: 18:30
Departamenti amerikan i Shtetit

Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar lidhur deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë autoritetet serbe po shqyrtojnë me ekspertë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit.

Departamenti amerikan i Shtetit lidhur me këtë çështje, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë prioritete të Shteteve të Bashkuara.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është pjesë e domosdoshme e këtij procesi”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi më 9 gusht se autoritetet serbe po shqyrtojnë me ekspertë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit, duke e lidhur këtë me rrënimin e shtëpive dhe vilave të serbëve pranë Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat