Hoti takon Krasniqin, flasin për bashkëpunimet në fushën e punësimit

Aktuale

Hoti takon Krasniqin, flasin për bashkëpunimet në fushën e punësimit

Më: 12 gusht 2026 Në ora: 18:09
Pamje nga takimi

Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës së UÇK-së, Andin Hoti ka njoftuar se është takuar me ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin.

Fokusi i takimit kishte të bëjë me bashkëpunimin në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional.

“Diskutuam për mënyrën se si, në bashkëpunim me komunat, mund t’i afrojmë edhe më shumë te qytetarët shërbimet dhe mundësitë që ofron Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, nga ndërmjetësimi në punësim dhe orientimi në karrierë, deri te programet e aftësimit profesional dhe masat aktive të tregut të punës”, ka shkruar Hoti në facebook.

Sipas Hotit, vëmendje do t’i kushtohet rritjes së përfshirjes së pjesëtarëve të komuniteteve në tregun e punës dhe koordinimit me komunat për identifikimin dhe adresimin e nevojave konkrete për punësim dhe aftësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat