Kurti optimist para takimit me Abdixhikun: Po shkojm me vullnet

Aktuale

Kurti optimist para takimit me Abdixhikun: Po shkojm me vullnet

Më: 26 gusht 2026 Në ora: 18:20
Albin Kurti ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës

Ka nisur takimi në mes kreut të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku pritet të diskutohen emrat për presidentin konsensual.

Përpara takimi, Kurti u shpreh se po i vazhdojnë diskutimet për president, por se do ta ruajnë konfidencialitetin deri të ketë marrëveshje.

Kurti para takimit me Abdixhikin: Po vazhdojmë diskutimet, deri në marrëveshje e ruajmë konfidencialitetin

Kurti: Po vazhdojmë diskutimet - të evitojmë zgjedhjet e reja të panevojshme

“Po vazhdojmë diskutimet me vullnet të mirë, ashtu siç jemi marrë vesh, në mënyrë që vendimin bashkërisht ta sjellim për emrin e presidentit apo presidentes së re dhe të evitojmë zgjedhjet e reja të panevojshme. Padyshim që do të jemi të hapur karshi jush sa i përket procesit, por deri kur të kemi marrëveshje, duhet ta ruajmë konfidencialitetin. Unë gjithmonë pres më të mirën, prandaj edhe sot pres më të mirën“, është shprehur ai.

Ndërsa, përpara takimit me Kurtin, Abdixhiku ka heshtur, duke mos e thënë asnjë fjalë.

Sot, nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, tha se VV-ja tashmë i ka emrat për president konsensual, njëjtë siç ka bërë dje, deputeti i LDK-së, Ukë Rugova, i cili ka thënë se edhe LDK-ja i ka emrat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat