Konjufca uron Sadikun për medaljen e artë: Moment krenarie për Kosovën

Aktuale

Konjufca uron Sadikun për medaljen e artë: Moment krenarie për Kosovën

Më: 27 gusht 2026 Në ora: 21:23
Glauk Konjufca

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme në detyrë, Glauk Konjufca, ka uruar boksieren kosovare Donjeta Sadiku për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Postim i plotë:

Një tjetër moment krenarie për sportin e Kosovës. Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në boks në kategorinë deri në 60 kg në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Në finale, ajo triumfoi ndaj Kristina Kuluhovës, e cila garoi për Serbinë.

Urime Donjetës dhe trajneres së saj, Marjola Sallauka, për këtë arritje të jashtëzakonshme.

Një tjetër dëshmi e talentit, punës dhe përkushtimit, që i japin sportit të Kosovës gjithnjë e më shumë peshë në arenën ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat