“Shtëpisë mund t’i ndërrohen orenditë, por jo themelet” – Rugova me mesazh për LDK-në

Aktuale

“Shtëpisë mund t’i ndërrohen orenditë, por jo themelet” – Rugova me mesazh për LDK-në

Nga: A.SH Më: 2 shtator 2026 Në ora: 08:59
Naser Rugova

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka reaguar për zhvillimet brenda partisë, duke thënë se ka zgjedhur të heshtë për të ruajtur “themelet” e saj.

“Kur unë flisja, ju nuk më dëgjonit. Kur klithja me zë të lartë për humbjen jo vetëm të rrugës, por edhe të busullës, ju më shikonit me përçmim”, ka shkruar Rugova.

Ai ka paralajmëruar se do të vijë koha kur do të flasë dhe veprojë, duke bërë thirrje për durim, tolerancë, urtësi dhe unitet brenda LDK-së.

Postimi i plotë:

Po më pyesin shumë miq, veprimtarë dhe drejtues të forumeve të partisë:

“Pse nuk po flet dhe pse nuk po të dëgjohet zëri tash e një kohë?”

Kur unë flisja, ju nuk më dëgjonit. Kur klithja me zë të lartë për humbjen jo vetëm të rrugës, por edhe të busullës, ju më shikonit me përçmim!

“Heshtja është ar”, thotë fjala e popullit.

Shtëpisë mund t’i ndërrohen orenditë, dritaret, fasada, madje edhe kulmi, por shtyllat dhe themelet e saj duhet të ruhen gjithmonë.

Unë po hesht për t’i ruajtur themelet. Pas kaosit, patjetër duhet gjetur rruga e duhur, rruga e kreativitetit, durimit, tolerancës, urtësisë dhe unitetit funksional për ta ruajtur shtëpinë.

Do të vijë koha e duhur kur jo vetëm do të flasim, por edhe do të veprojmë fuqishëm!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat