Peci deklarohet pas takimit me numrin dy të KFOR’it: Angazhohemi për hapjen e urave të bashkëpunimit

Aktuale

Peci deklarohet pas takimit me numrin dy të KFOR’it: Angazhohemi për hapjen e urave të bashkëpunimit

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 20:51
Pamje nga takimi

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci njofton se ka pritur në zyrën e tij Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Federico Collina.

Peci thotë se në takim ka shprehur mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në Kosovë me mision paqeruajtës.

“Ne, si Komunë, jemi të angazhuar përmes veprimeve konkrete institucionale e projekteve zhvillimore.

Të krijojmë mundësi të gjithëpërfshirjes, të hapim ura bashkëpunimi dhe ti kontribojmë paqes e stabilitetit”, shprehet Peci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat