Gruda i drejtohet Konjufcës: Me votat e kujt je zgjedhur nënkryetar, me tonat kur kemi qenë shumicë, mos e bllokoni veten

Aktuale

Gruda i drejtohet Konjufcës: Me votat e kujt je zgjedhur nënkryetar, me tonat kur kemi qenë shumicë, mos e bllokoni veten

Më: 11 shtator 2026 Në ora: 12:05
Deputeti i PDK’së, Përparim Gruda

Deputeti i PDK’së, Përparim Gruda, tha se partia e tij e pranon cilëndo formë të votimit për nënkryetarët , por që partia që ka shumicën, Vetëvendosje duhet të sigurojë konstituimin e Kuvendit.

Ai e pyeti Glauk Konjufcën se në të kaluarën me votat e kujt është bërë nënkryetar.

“Nëse partia që është shumicë në këtë Kuvend siguron konstituimin e Kuvendit, ne pranojmë çdo formë votimi. Asnjë Kuvend nuk i ka dy shumica, gjithmonë është një shumicë.

Glauk Konjufca kush të ka zgjedhë ty nënkryetar, me cilat vota? Me votat tona kur kemi qenë shumicë apo? Kolegen tënde paraprake Aida Dërguti kush e ka votuar? Me votat tona. Pse po e bllokoni veten? Jemi në një absurd, në një bllokadë që po ia bëni vetes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat