Hargreaves takon Isufajn: Folëm për rezultatet konkrete, vazhdojmë partneritetin

Aktuale

Hargreaves takon Isufajn: Folëm për rezultatet konkrete, vazhdojmë partneritetin

Më: 11 shtator 2026 Në ora: 16:50
Jonathan Hargreaves, Blerim Isufaj

Ambasadorii Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar sot kreun e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajn.

Hargreaves ka thënë se kanë diskutuar për prioritetet, sfidat dhe punët e rëndësishme për Prokurorinë Speciale.

“Diskutuam mbi rezultatet konkrete të arritura përmes bashkëpunimit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës në luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar, si dhe rikonfirmuam rëndësinë e vazhdimit të këtij partneriteti të ngushtë në mbështetje të sundimit të ligjit në Kosovë”, ka njoftuar ai.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të takohem me Kryeprokurorin Special, Blerim Isufaj, për një diskutim konstruktiv mbi prioritetet, sfidat dhe punën e rëndësishme të Prokurorisë Speciale.

Diskutuam mbi rezultatet konkrete të arritura përmes bashkëpunimit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës në luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar, si dhe rikonfirmuam rëndësinë e vazhdimit të këtij partneriteti të ngushtë në mbështetje të sundimit të ligjit në Kosovë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat