Alban Krasniqi ka kritikuar PDK-në dhe AAK-në, duke i akuzuar se po mungojnë në seancat e Kuvendit dhe se shfaqen vetëm jashtë tyre.
“Ikin nga seancat kur ato thirren, e duken kur s’ka seancë”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka ironizuar gjithashtu aktivitetet e tyre para Qeverisë, duke pyetur se “kush ua bart mikrofonat” dhe kush ulet me policët para Qeverisë.
Në fund, Krasniqi ka thënë me ironi se këto parti “po na mungojnë shumë”, duke iu referuar kronikave të tyre mediatike.
Postimi i plotë:
PDK-AAK tash e sa të humbur e pa kauzë.
Ikin nga seancat kur ato thirren, e duken kur ska seancë.
Kush ua bartë mikrofonat tash me aq zell gazetarëve,?
Kush ulet me i ba shoqni policëve para qeverisë, herë duke i kërcënu e herë duke u pendu?
Nejse, po na mungojnë shumë, sepse sadopak me kronikat " hajt pak" na patën argëtuar mëngjeseve të vona.