“Standardi i drejtësisë”! Tomë Gashi paralajmëron vendimin për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

Aktuale

“Standardi i drejtësisë”! Tomë Gashi paralajmëron vendimin për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

Nga: A.SH Më: 15 shtator 2026 Në ora: 10:41
Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi

Avokati Tomë Gashi ka reaguar lidhur me vendimin final të Gjykatës Speciale për katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, i cili pritet të shpallet nesër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gashi ka thënë se nëse Gjykata Speciale respekton standardet e drejtësisë, ashtu siç, sipas tij, ka ndodhur në rastet e ish-komandantëve të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, atëherë edhe katër të akuzuarit në këtë proces duhet të shpallen të pafajshëm.

“Standardi i drejtësisë! Nëse Gjykata Speciale i respekton standardet e drejtësisë si në rastin Haradinaj dhe Limaj, atëherë nesër gjykata do t’i shpallë të pafajshëm Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin”, ka shkruar Gashi.

Vendimi i nesërm përbën fazën përfundimtare të procesit gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa pritet me interes të madh në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat