Nagavci thotë se është për keqardhje tërheqja e Sejdiut nga gara për president

Aktuale

Nagavci thotë se është për keqardhje tërheqja e Sejdiut nga gara për president

Më: 15 shtator 2026 Në ora: 13:04
Arbërie Nagavci

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka komentuar sot tërheqjen e Bekim Sejdiut nga kandidatura për president.

Sipas saj, është për keqardhje tërheqja e Sejdiut.

 “Sa i përket çështjeve të tjera, si Lëvizje, në raport me tërheqjen e profesor Bekim Sejdiut prej postit, kemi pasur një deklaratë publike, një qëndrim. E dini është vërtet për të ardhur keq që personalitete të shquara, të cilat janë në gjendje të japin kontributin e tyre për vendin, t’ju pamundësohet një gjë e tillë përtej inateve kryesisht partiake apo të grupeve të ndryshme të interesit.

Si Lëvizje, natyrisht se jemi tejet të interesuar që sa më parë të kemi edhe pozitën e presidentit me një president/presidente që do të kryejë këtë detyrë dhe natyrisht çfarë është në mandatin tonë do të vazhdojmë ta bëjmë”, ka thënë Nagavci. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat