Jashari: Ditë e rëndë për Kosovën, duhet të gjendet forma për ta zhbërë Gjykatën Speciale

Aktuale

Jashari: Ditë e rëndë për Kosovën, duhet të gjendet forma për ta zhbërë Gjykatën Speciale

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 17:24
Sala Jashari

Deputetja e PDK-së Sala Jashari i është bashkuar protestuesve para Qeverisë së Kosovës.

Teksa ka bërë thirrje për qetësi dhe maturi, ka thënë se duhet të gjenden forma për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Është ditë e rëndë për Kosovën.

Kam ardhur t’u them protestuesve ta ruajmë qetësinë dhe maturinë. Ne duhet ta ruajmë qetësinë dhe maturinë, Kosova po kalon në një situatë të vështirë. Nuk e kemi pritur këtë vendim të Gjykatës.

Ne si deputetë, e kemi për obligim të marrim hapa institucionalë që sa më shpejt ta gjejmë formën ta zhbëjmë këtë gjykatë”, tha ajo

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat