​Berisha për aktgjykimin në Hagë: E paprecedentë, nuk ka ndodhur ndonjëherë diku

Aktuale

​Berisha për aktgjykimin në Hagë: E paprecedentë, nuk ka ndodhur ndonjëherë diku

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 21:17
Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha

Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, po merr pjesë në protestën para objektit të Qeverisë, duke kundërshtuar verdiktin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Berisha tha se ka qenë i bindur se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të liroheshin nga Specialja.

Berisha: Kjo është e paprecedentë dhe nuk ka ndodhur ndonjëherë diku

“Kam prit që kanë me i liru. Jam kanë i bindur që kanë me u liru dhe kam mendu që nuk i dënon as aleatët tonë, çlirimtarët tonë. Kjo është e paprecedentë dhe nuk ka ndodhë ndonjëherë diku”, tha ai.

Sipas tij, pas këtij vendimi po shihet se UÇK-ja nuk po i bashkon qytetarët e Kosovës, por po i ndan në njerëz atdhetarë dhe disa të tjerë që nuk i kanë këto ndjenja.

Berisha: Thonë që UÇK-ja na bashkon, por po shihet se UÇK-ja po na ndan në atdhetarë dhe do të tjerë

“Po thonë plot që UÇK-ja na bashkon, por po shihet se UÇK-ja po na ndan në njerëz atdhetarë dhe do të tjerë që nuk i kanë këto ndjenja”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat