“Mos bëni gabim me Asociacionin!” – Publicisti me mesazh të fortë pas vendimit të Hagës

Aktuale

“Mos bëni gabim me Asociacionin!” – Publicisti me mesazh të fortë pas vendimit të Hagës

Nga: A.M. Më: 18 shtator 2026 Në ora: 08:17
Publicisti Milaim Nela

Publicisti Milaim Nela ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke u bërë thirrje politikanëve që, sipas tij, të nxjerrin mësime nga rasti i Gjykatës Speciale dhe të mos përsërisin një gabim të ngjashëm me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Në reagimin e tij, Nela e cilëson Asociacionin si një çështje me pasoja të mëdha për shtetësinë e Kosovës, ndërsa u kërkon institucioneve që të vendosin interesin e Kosovës mbi kërkesat e ndërkombëtarëve, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

MOS BËNI GAFË ME ASOCIACIONIN!

Të gjjthë ata që votuan Gjykatën Speciale por edhe ata që nuk ishin pjesë e atij votimi të pamenduar e me pasoja për Kosovën dhe të gjithë politikanët e Dardanisë uroj me shpirt që të kenë nxjerrë të paktën një mësim të vetëm;

Të mos bëjnë një gabim të ngjashëm me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe! Ish Liderat e dënuar në Hagë do i harroni e nuk do të merreni më me ta!

Nëse lejohet e miratohet Asociacioni do të ishte fundi i pashmangshëm i Kosovës shtet!

Miratoni jo çfarë duan ndërkombëtarët por çfarë êshtë interes i Kosovës dhe shtetësisë së saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat