Bajqinovci ironizon me Buzhalën pas masës së SPAK ndaj Vlora Hysenit: Këdo që po e lavdon…

Aktuale

Bajqinovci ironizon me Buzhalën pas masës së SPAK ndaj Vlora Hysenit: Këdo që po e lavdon…

Nga: A.SH Më: 22 shtator 2026 Në ora: 13:17
Mefail Bajqinovci

SPAK ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullim nga detyra për kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Hyseni dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Kontrollet ndaj saj janë zhvilluar në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t. Sipas raportimeve, Hyseni aktualisht ndodhet jashtë vendit, në Baku të Azerbajxhanit.

Pas këtyre zhvillimeve ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i cili ka rikthyer në vëmendje një postim të gazetarit Berat Buzhala nga viti 2025.

Në atë postim, Buzhala kishte shkruar për Vlorë Hysenin, e cila ishte emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit në Shqipëri nga kryeministri Edi Rama.

Bajqinovci e ka ironizuar Buzhalën, duke e lidhur shkrimin e tij të atëhershëm me zhvillimet e fundit.

“Këdo që po e lavdon Buzhala, s’po ia sheh hajrin. O po arrestohet, o po i sekuestrohet hoteli nga SPAK-u. Kënd e lavdon Berati, po dihet ku përfundon”, ka shkruar Bajqinovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat