Polici hetues Vehap Morina, është nderuar me mirënjohje nga Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, Kolonel Faton Alija, për guximin dhe profesionalizmin e treguar gjatë një përleshjeje mes katër personave, ku dy prej tyre ishin të armatosur.
Mirënjohja iu dorëzua Morinës më 21 shtator, në prani të stafit komandues të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë, ngjarja kishte ndodhur më 19 shtator në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova” në Prizren.
Në një situatë me rrezik të lartë, polici Morina kishte ndërhyrë pa hezitim, pavarësisht pranisë së personave të armatosur.