U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit jorezident të Republikës së Guinesë në Kosovë, Abdoulaye Fofana.
Sipas një njoftimi të Haxhiut, gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Guinesë, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Haxhiu i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Fofana dhe mandat të suksesshëm në detyrën e tij.
Ajo ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për bashkëpunim me qëllim të avancimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Guinesë.