Takimi me Kurtin, deklarohet Ambasada Amerikane në Prishtinë

Aktuale

Takimi me Kurtin, deklarohet Ambasada Amerikane në Prishtinë

Më: 2 tetor 2026 Në ora: 12:45
Pamje nga takimi

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Takimi u fokusua në mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, me theks të veçantë në fushën e tregtisë, investimeve, si dhe në çështje me interes të përbashkët për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Për takimin ka njoftuar Ambasada Amerikane në Prishtinë përmes një postimi, ku thuhet se Prattipati dhe Kurti diskutuan për mënyrat e forcimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve.

“E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua me Kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar mundësitë për avancimin e bashkëpunimit SHBA-Kosovë, përfshirë forcimin e partneritetit tonë në fushën e tregtisë dhe investimeve, si dhe bashkëpunimin në prioritete të përbashkëta që mbështesin paqen dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Takimi u fokusua në mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, me theks të veçantë në fushën e tregtisë, investimeve, si dhe në çështje me interes të përbashkët për paqen dhe stabilitetin në rajon. Për takimin ka njoftuar Ambasada Amerikane në Prishtinë përmes një postimi, ku thuhet se Prattipati dhe Kurti diskutuan për mënyrat e forcimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve. “E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua me Kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar mundësitë për avancimin e bashkëpunimit SHBA-Kosovë, përfshirë forcimin e partneritetit tonë në fushën e tregtisë dhe investimeve, si dhe bashkëpunimin në prioritete të përbashkëta që mbështesin paqen dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat