Kosova tashmë ka tri gra që kanë mbajtur postin më të lartë shtetëror në vend.
Me zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës Presidente e Republikës së Kosovës, ajo bëhet gruaja e tretë që merr drejtimin e shtetit, pas Atifete Jahjagës dhe Vjosa Osmanit.
Shiroka-Pula u zgjodh në këtë pozitë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, duke marrë 81 vota të deputetëve, transmeton "Bota sot".
Ajo merr detyrën pas Vjosa Osmanit, e cila ishte Presidente e Kosovës nga viti 2021 deri në vitin 2026.
Osmani ishte gruaja e dytë që drejtoi Kosovën, pas Atifete Jahjagës, e cila u zgjodh Presidente në vitin 2011 dhe e ushtroi këtë detyrë deri në vitin 2016.
Jahjaga hyri në histori si presidentja e parë grua e Kosovës. Zgjedhja e saj në vitin 2011 shënoi një moment të rëndësishëm për përfaqësimin e grave në institucionet më të larta të shtetit.
Dhjetë vjet më vonë, në vitin 2021, Vjosa Osmani u bë gruaja e dytë në këtë post, duke pasuar një periudhë të ushtrimit të detyrës nga presidentë dhe ushtrues detyre të ndryshëm.
Tash, me zgjedhjen e Shiroka-Pulës, Kosova ka për herë të tretë një grua në krye të shtetit.
Kjo e bën Kosovën një rast të veçantë në historinë e saj të shkurtër si shtet, ku gratë kanë zënë tri herë postin e Presidentes së Republikës.
Shiroka-Pula është presidentja e shtatë e Republikës së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.