Kryeministri Kurti: Kosova ka presidente të re dhe institucione stabile

Aktuale

Kryeministri Kurti: Kosova ka presidente të re dhe institucione stabile

Nga: A.SH Më: 7 tetor 2026 Në ora: 07:14
Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka Pula.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës.

Kurti tha se me zgjedhjen e presidentes së re, Kosova tashmë ka institucione stabile. Ai bëri të ditur gjithashtu se është miratuar ligji me ndryshime për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë.

“Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel”, shkroi Kurti.

Postimi i plotë:

Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile.

Kemi edhe ligjin me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel.

Falënderoj deputetët pjesëmarrës në votim, sikurse edhe kryetarin Hamza që pranoi propozimin. Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës!

Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat