Ramabaja: Kurti me strategji, Pula Presidente e Kosovës

Aktuale

Ramabaja: Kurti me strategji, Pula Presidente e Kosovës

Nga: A.SH Më: 7 tetor 2026 Në ora: 07:33
Justina Shiroka-Pula.

Analisti politik, Sadri Ramabaja, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës.

Ramabaja tha se zgjedhja e saj erdhi, sipas tij, falë “urtësisë dhe strategjisë” së kryeministrit Albin Kurti dhe e cilësoi kompromisin si historik.

Ai vlerësoi gjithashtu profilin e Shiroka-Pulës, duke e përmendur si profesoreshë të ekonomisë, kryetare të Akademisë së Shkencave dhe pjesëtare të komunitetit katolik.

Postimi i plotë:

Republika e Kosovës, falë urtësisë dhe strategjisë që aplikoi kryeministri Albin Kurti në këto momente vendimtare, ia arriti, përmes një kompromisi historik, të zgjedhë një zonjë të klasit Presidente.

Kombi shqiptar, pas kryeministrit të vitit 1924, pikërisht Kryepeshkopit të Kishës Autoqefale Shqiptare, Theofan Stilian Nolit, shkruan sërish histori – kësaj radhe zgjodhi profesoreshën e ekonomisë, Kryetaren e Akademisë së Shkencave, pjesëtaren e komunitetit tonë katolik, znj. Justina Shiroka-Pula.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat