Koci e dërgon rastin në Kushtetuese: Votimi për presidenten vazhdoi pas mesnatës

Aktuale

Koci e dërgon rastin në Kushtetuese: Votimi për presidenten vazhdoi pas mesnatës

Nga: A.SH Më: 7 tetor 2026 Në ora: 09:04
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese njoftimin për, siç pretendon ai, moszbatimin e aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26.

Koci tha se Gjykata Kushtetuese kishte përcaktuar që procedura për zgjedhjen e presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026, ndërsa votimi, sipas tij, ka vazhduar edhe pas mesnatës.

Ai iu referua nenit 226 të aktgjykimit, ku, sipas tij, përcaktohet edhe pasoja juridike në rast të mosrespektimit të afatit – shpërndarja e Kuvendit.

Njoftimi i tij:

Sot kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese njoftimin për moszbatimin e aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26.

Gjykata kishte përcaktuar qartë se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026. Sipas të dhënave publike, votimi ka vazhduar edhe pas mesnatës.

Gjykata në nenin 226 të aktgjykimit, e ka theksuar edhe pasojën juridike në rast se afati nuk respektohet: shpërndarja e Kuvendit.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme.

Pa zbatimin e tyre, nuk ka shtet e shoqëri.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat