Justina Shiroka Pula u zgjodh presidente e Kosovës, mesazhi i Sali Berishës: Akademike e shquar, suksese në misionin e saj

Aktuale

Justina Shiroka Pula u zgjodh presidente e Kosovës, mesazhi i Sali Berishës: Akademike e shquar, suksese në misionin e saj

Më: 7 tetor 2026 Në ora: 09:43
Sali Berisha dhe Justina Shiroka Pula

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar Justina Shiroka Pula, për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i PD vlerëson Shirokën si një figurë të shquar akademike të Kosovës.

Në mesazhin e urimit, Berisha në emër të Partisë Demokratike i shpreh Presidentes së re, suksese në misioni  e saj.

“Zonja Justina Shiroka Pula zgjidhet Presidente e Republikës së Kosovës. Kuvendi i Kosovës zgjodhi mbrëmë zonjën Justina Shiroka Pula Presidente të Republikës së Kosovës. Zonja Justina Shiroka Pula është një akademike e shquar, Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe ish-ministre në qeveri të mëparshme të Kosovës. Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i uroj Presidentes Shiroka Pula sukseset më të mëdha në misionin e saj në krye të Republikës së Kosovës”, shkruan Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat