​Oda Amerikane diskuton me ministrin Maqedonci për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes

Aktuale

​Oda Amerikane diskuton me ministrin Maqedonci për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes

Më: 7 tetor 2026 Në ora: 12:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Kosova po bënë hapa të shpejtë në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, derisa bashkëpunimi i mëtejmë ndërmjet sektorit publik dhe privat me përkrahjen e partnerëve strategjikë, i bënë këta hapa më të qëndrueshëm. Kjo u tha gjatë një takimi ndërmjet anëtarëve të Odës Ekonomike Amerikane me Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Duke ndarë vizionin e tij për zhvillimin e aftësive industriale në fushën e mbrojtjes, Ministri Maqedonci, foli për aktivitetet e ndërmarra për hartimin e legjislacionit për industrinë e mbrojtjes. Ai falënderoi Odën Ekonomike Amerikane për partneritetin me Ministrinë e Mbrojtjes përgjatë dy viteve të fundit, përfshirë edhe organizimin e garës së parë për drona “Sharkathon”, të mbajtur vitin e kaluar.

Ai foli edhe për disa ndërmarrje të reja të krijuara të cilat po sjellin produktet e para të prodhuara në Kosovë, si dëshmi e përpjekjeve të viteve të fundit, por edhe potencialit për inovacion teknologjik në këtë fushë, thuhet në komunikatë.

Ministri Maqedonci foli edhe për rëndësinë e përpjekjeve të strukturuara me institucione të tjera, si Ministrinë e Arsimit dhe ofruesit e shërbimeve arsimore, për zhvillimin e kuadrove të punës, të cilat janë të nevojshme për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat