63 minatorët dalin nga horizonti 11, ja si është gjendja shëndetësore e tyre

Aktuale

63 minatorët dalin nga horizonti 11, ja si është gjendja shëndetësore e tyre

Më: 7 tetor 2026 Në ora: 22:09 Përditësuar në ora: 22:08 më 07.10.2026
Pamje nga vendi i ngjarjes

63 minatorë të Trepçës mbeten të ngujuar në horizontin 11, reagon ministrja Rizvanolli

Nga: A.M.

Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur i bllokuar brenda horizontit 11, pas një defekti në pajisjet elektrike që ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me energji.

Sipas informacioneve, gjithsej 63 minatorë ndodhen brenda minierës. Ata janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00.

Për situatën ka reaguar edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se minatorët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Postim i plotë:

Sipas informatave nga menaxhmenti i Trepçës, minatorët që ndodhen brenda minierës pas defektit në pajisjet elektrike janë në gjendje të mirë. Ata janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00.

Ekipet teknike po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji. Ndërkohë, po organizohet dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente. Menaxhmenti është në vendngjarje, ku kanë qenë edhe policia dhe zjarrfikësit.

63 minatorë mbeten në horizontin 11 të Trepçës

Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur brenda horizontit 11, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të djegies së trafos kryesore.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve, Ibrahim Januzi, ka konfirmuar se bëhet fjalë për ndërrimin e dytë, i cili ende ndodhet brenda minierës.

“Po, ndërrimi i dytë. Janë komplet miniera, ndërrimi i dytë. Ata janë ende në orarin e kohës së punës”, tha Januzi.

Raportohet se janë gjithsej 63 minatorë të ngujuar në minierë.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat