Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, i cili e ka uruar për marrjen e detyrës.
Gjatë takimit, Ajeti e ka informuar presidenten për situatën aktuale të sigurisë kombëtare, duke diskutuar edhe për zhvillimet që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin në vend.
“Presidentja Justina Shiroka Pula ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, i cili e ka uruar për marrjen e detyrës.
Gjatë takimit, Ajeti e ka njoftuar Presidenten për situatën aktuale të sigurisë kombëtare, ndërsa është diskutuar edhe për koordinimin ndërmjet institucioneve të sigurisë, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim për media.