Rron Gjinovci reagon ashpër ndaj Edi Ramës për 2.500 eurot për policët: Po do mercenarë që...

Aktuale

Rron Gjinovci reagon ashpër ndaj Edi Ramës për 2.500 eurot për policët: Po do mercenarë që...

Nga: A.SH Më: 19 tetor 2026 Në ora: 15:47
Policia e Shqipërisë

Reagimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për ndarjen e 2.500 eurove për secilin efektiv policie të angazhuar në protestat e fundit, ka nxitur reagimin e analistit Rron Gjinovci.

Gjinovci ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, duke ngritur akuza të rënda ndaj kryeministrit shqiptar dhe duke e lidhur këtë çështje me mënyrën se si po menaxhohen protestat në Shqipëri.

“Edi Rama po do mercenarë që i paguan 2500€ për t'i vra fëmijët e Shqipnisë”, ka shkruar Gjinovci.

Ai e ka cilësuar situatën si shenjë të asaj që e quajti “histeri para rënies përfundimtare”, duke e mbyllur reagimin me një mesazh të drejtpërdrejtë për Ramën: “Të erdhi fundi”.

Deklarata e Gjinovcit vjen në një kohë kur vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për efektivët policorë të angazhuar në protesta ka nxitur reagime dhe diskutime për qasjen e qeverisë ndaj protestuesve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat