Shtyhet seanca ndaj Miljojko Gjorgjeviqit, serbit të akuzuar për krime lufte në Zveçan, kjo është arsyeja

Aktuale

Shtyhet seanca ndaj Miljojko Gjorgjeviqit, serbit të akuzuar për krime lufte në Zveçan, kjo është arsyeja

Më: 23 tetor 2026 Në ora: 14:24
Miljojko Gjorgjeviqi

Seanca gjyqësore ndaj Miljojko Gjorgjeviqit, i akuzuar për krime lufte në Zveçan, është shtyrë.

Kjo pasi mbrojtja nuk ishte pajisur me shkresat e lëndës.

Pavarësisht përpjekjeve të Prokurorisë Speciale dhe të gjykatës për t’ia dërguar dokumentet përmes adresës elektronike, mbrojtja nuk i kishte pranuar ato.

Duke marrë parasysh këto rrethana, gjykata ka nxjerr aktvendim për shtyrjen e seancës, duke aprovuar kërkesën e avokatit të të akuzuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat