Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ashpër pas vrasjes së gruas në Pejë, duke kritikuar mënyrën se si trajtohen rastet e dhunës në familje dhe duke kërkuar zbatimin e ligjit ndaj dhunuesve.
Në një reagim në Facebook, Gjinovci ka kundërshtuar dërgimin e grave të dhunuara në strehimore, duke thënë se përgjegjësia duhet të bjerë mbi dhunuesit dhe personat që i mbështesin veprimet e tyre
Reagimi në Facebook:
Çka o ky sen kshtu mi çu gratë e rrehta në strehimore? Në strehimore çone burrin dhunus, vllaun e tij, nanën dhe motrën e tij që ia kanë kidnapu djalin grusë, çoni n'burg strehoni këto shtazë e mbroni njerzt normal. Qysh ta bon prokuroria "shko në strehimore se t'vrajnë n'shpi" edhe kjo osht normale a? Shteti dorëzohet përballë 1 burri që kryn vepra penale dhe familjes së tij bashkëpjesëmarrëse në vepra penale, e ti shoqe shko në strehimore. Zbatojeni ligjin o njerëz agrarë! Nana, baba, vllau, motra që e mbështesin familjarin e vet që e rreh grunë duhën me shku në burg se janë bashkëkryes në veprat penale të djalit të tyne. Kojshitë që janë në dijeni për dhunën e nuk e lajmërojnë po ashtu. Le të shkojnë në burg ka 10-15 veta për ni vrasje qysh edhe ish dashtë me shku, e shihni ju a ndodh mo me rreh dikush grunë. Shoqni e smutë hipokrite, kishe s'pe dina na ku osht problemi.