Apeli shqyrton ankesën e Naim Murselit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt!

Aktuale

Apeli shqyrton ankesën e Naim Murselit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt!

Më: 29 tetor 2026 Në ora: 11:40
Pamje nga seanca

Gjykata e Apelit pritet ta shqyrtojë nga ora 11:10, ankesën e Naim Murselit kundër dënimit me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt.

Mbrojtja kërkon anulimin e aktgjykimit ose dënim më të butë, ndërsa familja e viktimës kërkon burgim të përjetshëm edhe për Kushtrim Kokallën.

Kujtojmë se Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në Bërnicë të Prishtinës, derisa ndodhej në veturë me dy fëmijët e saj.

Ankesë ndaj aktgjykimit ka paraqitur edhe përfaqësuesi i familjes së Liridona Ademajt, i cili ka kërkuar burgim të përjetshëm edhe për Kushtrim Kokallën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat