Presidentja Justina Shiroka-Pula, priti sot në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneralin Alexus G. Grynkewich, me të cilin diskutoi mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, rolin e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm.
Me këtë rast, presidentja Shiroka-Pula shprehu mirënjohjen e Kosovës për kontributin e NATO-s në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend, duke thënë se prania e KFOR-it mbetet e rëndësishme për sigurinë e qytetarëve dhe për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë.
Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit me NATO-n dhe për avancimin e bashkëpunimit me aleatët, duke nënvizuar se anëtarësimi në NATO mbetet një ndër objektivat strategjikë të Kosovës.
Ajo theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë.