Kurti pas miratimit të Ligjit për Byronë: Na vonuan mbi tre vjet e gjysmë, por nuk do të na ndalin

Aktuale

Kurti pas miratimit të Ligjit për Byronë: Na vonuan mbi tre vjet e gjysmë, por nuk do të na ndalin

Nga: A.M. Më: 29 tetor 2026 Në ora: 17:36
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit në lexim të dytë të Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka falënderuar deputetët që votuan pro këtij ligji, duke theksuar se ai ishte dërguar dy herë në Gjykatën Kushtetuese dhe se procesi ishte vonuar për më shumë se tre vjet e gjysmë.

Kurti ka deklaruar se këto vonesa nuk do ta ndalin synimin për të siguruar që pasuria në Kosovë të jetë e drejtë, e pastër dhe në përputhje me të hyrat e ligjshme, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dy herë u dërgua në Gjykatë Kushtetuese pasi kishte kaluar në Kuvendin e Republikës sonë. Të parën herë në shkurt 2023, të dytën në dhjetor 2024.

Sot, kaloi edhe njëherë në lexim të dytë në Kuvend për çka i falënderoj deputetët për votimin e këtij ligji. Na vonuan për më shumë se tre vjet e gjysmë, por nuk do të na ndalin në synimin tonë të drejtë e të shumëpritur që pasurimi në Republikën tonë të jetë i drejtë, i pastër dhe në përputhje me të hyrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat