​Projektet hekurudhore Kosovë–Shqipëri në fokus të takimit Basha–AFD

Aktuale

​Projektet hekurudhore Kosovë–Shqipëri në fokus të takimit Basha–AFD

Më: 2 nëntor 2026 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Zhvillimi i lidhjeve hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ishte në fokus të takimit të ministrit Dimal Basha me përfaqësuesin e AFD-së.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit ka pritur drejtorin e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) për Ballkanin Perëndimor, Arnaud Dauphin, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin në projektet hekurudhore.

Sipas njoftimit, në takim është trajtuar avancimi i bashkëpunimit trepalësh ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe AFD-së, me synim zhvillimin e lidhjeve hekurudhore, lehtësimin e transportit dhe fuqizimin e zhvillimit ekonomik rajonal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat