Kurti prezanton buxhetin 2027: koeficienti 120 euro, paga e 13-të dhe shtesa më të larta për fëmijë

Aktuale

Kurti prezanton buxhetin 2027: koeficienti 120 euro, paga e 13-të dhe shtesa më të larta për fëmijë

Më: 2 nëntor 2026 Në ora: 16:40 Përditësuar në ora: 17:44 më 02.11.2026
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Kurti: Do të ketë rritje të mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është zotuar se për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, do të ketë rritje të mbështetjes.

Këto zotime, Kurti i ka bërë gjatë mbledhjes së ekzekutivit, që është mbajtur pasditen e sotme.

Duke folur për ndarjet buxhetore, me rastin e miratimit të buxhetit për vitin 2027, Kurti ka thënë se është paraparë linjë e veçantë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

“Do të ketë rritje të mbështetjes për katër ish-udhëheqësit e UÇK-së, sipas kërkesës së parashtruar nga ekipet mbrojtëse. Sigurisht që për pjesën tjetër të angazhimit dhe mbështetjes, e presim edhe strategjinë nga grupi punues, i cili kryesohet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

​Projektbuxheti 2027 do të jetë 4.27 miliardë euro, 908 milionë ndahen për komuna

Qeveria e Kosovës ka prezantuar sot projektbuxhetin për vitin 2027 prej 4,27 miliardë euro.

Kryeministri Albin Kurti tha se projektbuxheti 2027 është 200 milionë euro më i lartë se buxheti i rishikuar për 2026 dhe 300 milionë më i lartë se sa buxheti bazë i vitit 2026.

Kurti shtoi se nga ky buxhet, 908 milionë euro do të shkojnë si financim direkt për komunat.

Buxheti parasheh 4,27 miliardë euro, 908 milionë do të shkojnë si financim për komunat

“Në buxhetin që po e prezantojmë sot për vitin 2027, ATK-ja parashihet të mbledhë sa 60 për qind e të hyrave që do të mbledhë dogana. Sivjet, përkundër sfidave me të cilat po ballafaqohemi edhe ne krahas gjithë botës, rritja ekonomike ka shënuar nivelet prej 5,4 dhe 4,1 për qind për tremujorin e parë dhe tremujorin e dytë. Kjo na vendos te vendet me rritjen më të shpejtë në rajon dhe më gjerë. Kjo nënkupton edhe rritjen në vazhdimësi të buxhetit dhe qëndrueshmërinë e financave publike. Për vitin 2027, buxheti i projektuar parasheh nivelin prej 4,27 miliardë euro ose 200 milionë euro më shumë se buxheti i rishikuar për 2026 dhe për 300 milionë euro më i lartë se sa buxheti bazë i vitit 2026. Nga ky buxhet, 908 milionë euro do të shkojnë si financim direkt për komunat. Ky është buxhet rekord edhe për komunat e Kosovës dhe kjo rritje vjen si rezultat i rritjeve të vazhdueshme të granteve qeveritare”, tha Kurti.

Pas miratimit, projektligji duhet t’i procedohet Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe votim.

Kujtojmë, deputetët e LDK-së e kanë kritikuar Qeverinë, duke thënë se ka shkelur afatin ligjor për procedimin e buxhetit të vitit 2027.

Kurti paralajmëron rritjen graduale të shtesave për fëmijë

Nga janari 2027 rriten për 25 për qind Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se shtesat për fëmijë do të rriten gradualisht në katër faza, me synimin që deri në janar të vitit 2030 të dyfishohen, në përputhje me zotimin e dhënë gjatë mandatit.

Kurti ka bërë të ditur se rritja e parë prej 25 për qind do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, ndërsa rritjet e tjera do të realizohen në fillim të viteve 2028, 2029 dhe 2030.

“Në linjë me premtimin tonë për dyfishim të shtesave për fëmijët përgjatë mandatit, kemi paraparë dhe buxhetuar rritjen graduale të shtesave në katër faza, me nga 25% çdo vit mbi shumën aktuale. Pra, nga 1 janari 2027, shtesat për fëmijë rriten 25%, pastaj edhe më 1 janar të vitit 2028 përsëri 25%, në janar 2029 përsëri 25% dhe në janar 2030 kompletohet rritja graduale, duke rezultuar në dyfishimin e shtesave për fëmijë brenda mandatit”, ka deklaruar Kurti.

Shefi i ekzekutivit ka dhënë edhe shembuj konkretë se sa do të përfitojnë familjet nga rritja e parë e shtesave, e cila nis në janar të vitit të ardhshëm.

“Me fjalë të tjera, një familje që ka dy fëmijë dhe tash i merr 60 euro, nga janari do t’i marrë 75 euro. Kurse, një familje që ka katër fëmijë dhe tash merr 180 euro, nga janari do t’i marrë 225 euro. Dhe kjo rritje do të vazhdojë secilin vit deri në dyfishimin e shtesave për fëmijë brenda këtij mandati, ashtu sikurse që jemi zotuar para jush”, ka thënë Kurti. Në të njëjtën mbledhje, Kurti ka folur edhe për çështjen e katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke përmendur ndarjen buxhetore. “Të katër ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe të trupit gjykues të Kosovës, sipas kërkesës së parashtruar nga ekipet mbrojtëse. Sigurisht që për pjesën tjetër të angazhimit dhe mbështetjes, e presim edhe strategjinë nga grupi punues, i cili kryesohet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Kurti paralajmëron koeficientin 120 euro nga korriku 2027

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e nëntë të Qeverisë së Kosovës, ka bërë të ditur se Projektbuxheti për vitin 2027 parasheh rritjen e koeficientit të pagave nga 110 në 120 euro, duke filluar nga 1 korriku i vitit të ardhshëm.

Kurti ka thënë se krahas kësaj rritjeje, nëpunësit publikë do të përfitojnë edhe pagën e 13-të, e cila është paraparë të realizohet në pjesën e parë të vitit 2027.

“Njësoj sikurse sivjet, buxheti i 2027 parasheh edhe në vitin tjetër pagën e 13-të, dhe krahas saj edhe rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga data 1 korrik 2027. Pra, në pjesën e parë të vitit paga e 13-të, kurse në pjesën e dytë të vitit rritje e pagës për të gjithë nëpunësit që marrin pagë nga buxheti”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se buxheti i përgjithshëm për paga do të arrijë në 1 miliard e 85 milionë euro, ndërsa sipas tij, kjo shumë, e ndarë për rreth 85 mijë punonjës të sektorit publik, paraqet një pagë mesatare vjetore bruto prej mbi 12 mijë eurosh.

“Kjo e çon buxhetin e pagave në 1 miliardë e 85 milionë euro, e që kur pjesëtohet me rreth 85 mijë punonjës të publikut, paga mesatare vjetore bruto rezulton mbi 12 mijë euro, apo mbi 1 mijë euro bruto në muaj, gjë që nënkupton edhe përmbushjen e njërit nga premtimet tona për mandatin e radhës qysh në vitin e ardhshëm”, ka thënë Kurti.

Kreu i Qeverisë ka theksuar se rritja e pagave nuk do të përfundojë me këtë ndryshim, por do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

“E sigurisht që rritja nuk ndalet me kaq, sepse do të vazhdojë secilin vit krahas rritjes”, ka deklaruar ai.

Gjatë fjalës së tij, Kurti është ndalur edhe te rritja ekonomike dhe planifikimet buxhetore për vitin 2027. Sipas tij, ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej 5.4 për qind në tremujorin e parë dhe 4.1 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti.

“Sivjet, përkundër sfidave me të cilat po ballafaqohemi edhe ne, krahas gjithë botës, rritja ekonomike ka shënuar nivelet prej 5.4 dhe 4.1 për qind për tremujorin e parë dhe tremujorin e dytë përkatësisht. Kjo na vendoste vendet me rritjen më të shpejtë në rajon e më gjerë”, ka thënë Kurti.

Sa i përket buxhetit për vitin e ardhshëm, Kurti ka bërë të ditur se ai është projektuar në vlerë prej 4.27 miliardë eurosh, që sipas tij, është 200 milionë euro më i lartë sesa buxheti i rishikuar i vitit 2026 dhe 300 milionë euro më i lartë sesa buxheti bazë i këtij viti.

“Për vitin 2027, buxheti i projektuar parasheh nivelin prej 4.27 miliardë euro, që është për 200 milionë euro më i lartë sesa buxheti i rishikuar i vitit 2026 dhe për 300 milionë euro më i lartë sesa buxheti bazë i vitit 2026”, ka deklaruar ai.

Kurti ka bërë të ditur gjithashtu se 908 milionë euro nga buxheti i planifikuar do të ndahen si financim direkt për komunat e Kosovës.

“E nga ky buxhet, 908 milionë euro do të shkojnë si financim direkt për komunat. Ky është buxhet rekord edhe për komunat e Kosovës dhe kjo rritje vjen si rezultat i rritjes së vazhdueshme të granteve qeveritare”, ka thënë kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat