Ish-ushtaraku Hafir Hoxha i ka bërë thirrje Ramush Haradinajt dhe ekspertëve të sigurisë së AAK-së që të vënë në dispozicion kontaktet dhe mundësitë e tyre për të ndihmuar në përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Hoxha thekson se siguria dhe e ardhmja e vendit duhet të jenë mbi interesat partiake dhe se kontributi për shtetin nuk duhet të kushtëzohet me pozita apo përfitime politike. Ai shprehet se institucionet e Kosovës do ta mbështesnin një angazhim të tillë, edhe nëse AAK-ja është në opozitë.
Shkrimi i plotë:
KOSOVA DHE NATO – SIGURIA E VENDIT NUK DUHET TË KUSHTËZOHET ME PËRFITIME PARTIAKE!
Po të kisha mundësinë të kontribuoja që Kosova të anëtarësohej sa më shpejt në NATO, do ta bëja pa asnjë kushtëzim për pozita, përfitime personale apo partiake.
Partia e Ramush Haradinajt, AAK, gjatë fushatës së fundit zgjedhore, përmes ekspertëve të saj të sigurisë, ka deklaruar se ka miq, mundësi, kontakte dhe strategji për ta afruar Kosovën drejt anëtarësimit në NATO.
Atëherë, shtrohet një pyetje legjitime: pse AAK-ja nuk po i vë këto mundësi në shërbim të shtetit, edhe pse aktualisht është në opozitë?
Shteti, e ardhmja dhe siguria e Kosovës janë të të gjithë qytetarëve, pra edhe të AAK-së, pavarësisht nëse është në pushtet apo në opozitë.
Mendoj se është e gabuar që të mirat që ke mundësi t’ia bësh vendit dhe kombit t’i kushtëzosh me përfitime grupore, personale apo partiake.
Të kontribuosh për vendin është përgjegjësi qytetare dhe kombëtare, jo mjet për pazare politike.
Kur bëhet fjalë për sigurinë, të ardhmen dhe interesin shtetëror të Kosovës, bashkëpunimi duhet të jetë mbi interesat partiake.
Kosova ka nevojë për kontributin e të gjithëve, në çdo kohë dhe nga çdo pozitë politike!
Pra bëj kërkes mikut tim Ramush Haradinaj dhe ekspertëve të ti të sigurisë që të angazhohen dhe ta realizojne këtë synim pa kushtezime , le ta bejn per të mirën e vendit pasi kan thën se din dhe munden . Unë u garantoj se Kuvendi dhe Qeveris nuk do ti pengon por vetem sa do ti ndihmon ne këtë detyrë .
Thjesht; pse AAK me ekspertet e saj te siguris u ndalë dhe nuk flasin as nuk angazhohen per ketë projekt të domosdoshem per vendin !? Ne aleatet i kemi pas edhe kur nuk kishim fare shtet pse mos ti shfrytezojm edhe kur jemi ne opozitaftesit , lidhjet, mundësit , miqt tane !?
Ne familje te sukshëme detyrat ndahen sipas moshen, aftesive dhe eksperiences ! Dikush shkon ne treg, tjetri me bagëti, dikush ne mal per dru , dikush ne darsëm , dikush në dekë etj , pra secili duhet të bën maksimumin . Ne rastin konkret nese !? Ramushi ka njohuri, fuqi , eksperienc per ushtri e siguri ndanjani ate detyr dhe ndihmoni vlla le kryn pune si ka premtue !