Oda e Veterinerëve e Kosovës merr mbështetjen për anëtarësim vëzhgues në UEVP

Aktuale

Oda e Veterinerëve e Kosovës merr mbështetjen për anëtarësim vëzhgues në UEVP

Më: 12 nëntor 2026 Në ora: 18:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Oda e Veterinerëve e Kosovës (OVK) ka marrë mbështetjen e anëtarëve të Unionit Evropian të Praktikuesve Veterinarë (UEVP) për anëtarësim me status vëzhgues në këtë organizatë profesionale evropiane.

Kërkesa e Kosovës u prezantua në Asamblenë e Përgjithshme të UEVP-së, ku në emër të OVK-së foli drejtoresha për Marrëdhënie me Jashtë, Gloria Hylviu, në emër të kryetarit Hasan Limani.

Gjatë prezantimit, Hylviu paraqiti historikun institucional të Odës, aktivitetet e saj dhe vizionin për të ardhmen, duke theksuar synimin për përafrimin me standardet evropiane dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mjekësisë veterinare.

Ajo veçoi edhe anëtarësimin e OVK-së në Asociacionin Botëror të Veterinarisë në vitin 2024, si dhe bashkëpunimin rajonal me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për edukimin e vazhdueshëm profesional të veterinerëve.

Pas debatit ndërmjet përfaqësuesve të organizatave anëtare, kërkesa e Kosovës mori mbështetjen e të gjithë anëtarëve në votim.

Sipas njoftimit të OVK-së, delegacioni i Serbisë votoi kundër, duke paraqitur argumente politike, ndonëse çështja kishte të bënte me përfaqësimin profesional në fushën e mjekësisë veterinare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat