Eurodeputeti reagon pas këngës nacionaliste serbe në Bruksel: Kosova meriton respekt të plotë

Aktuale

Eurodeputeti reagon pas këngës nacionaliste serbe në Bruksel: Kosova meriton respekt të plotë

Më: 16 nëntor 2026 Në ora: 14:30
Eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk

Eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk ka reaguar pas këndimit të një kënge nacionaliste serbe në hapje të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel.

Përmes një postimi, Kyuchyuk ka thënë se Kosova meriton respekt të plotë dhe përfshirje në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Ai ka vlerësuar se dhënia e hapësirës për këngë nacionaliste në një aktivitet të tillë minon frymën e pajtimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“Qëndroj përkrah Kosovës dhe përparimit të saj demokratik”, ka shkruar Kyuchyuk.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat