Shqipe Selimi reagon pas vendimit në Hagë: Dënimi i Thaçit, Fazliut, Smakajt dhe Kuqit është i padrejtë

Aktuale

Shqipe Selimi reagon pas vendimit në Hagë: Dënimi i Thaçit, Fazliut, Smakajt dhe Kuqit është i padrejtë

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 17:49
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke e cilësuar të padrejtë dhe të papranueshëm dënimin ndaj Hashim Thaçit, Fadil Fazliut, Blerim Smakajt dhe Hajredin Kuqit.

Përmes një postimi, bashkëshortja e ish-krerëve të UÇK-së, Rexhep Selimi, ka shprehur pakënaqësi edhe për vendimet e mëparshme të Gjykatës Speciale, përfshirë dënimet ndaj ish-udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe shpalljen fajtorë të katër ish-krerëve të UÇK-së.

Ajo ka bërë një krahasim mes këtyre vendimeve dhe atij të sotmit, duke thënë se të gjitha i konsideron të padrejta.

“Ne presim dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi edhe në fazat e tjera gjyqësore”, ka shkruar Selimi.

Ndërkaq, deputetja e LVV-së ka përshëndetur shpalljen e pafajësisë dhe lirimin e Isni Kilajt, duke i uruar atij dhe familjes së tij.

Reagimi i saj vjen pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, në rastin që lidhet me administrimin e drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat