Ambasada amerikane: SHBA-ja e gatshme të mbështesë Kosovën në sigurinë e infrastrukturës dhe investimet teknologjike

Aktuale

Ambasada amerikane: SHBA-ja e gatshme të mbështesë Kosovën në sigurinë e infrastrukturës dhe investimet teknologjike

Nga: A.M. Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 16:13
Zyrtari ekonomik i Ambasadës amerikane në Prishtinë, Bradley Johansen, gjatë pjesëmarrjes në panelin për infrastrukturën kritike, energjinë dhe aviacionin.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka riafirmuar gatishmërinë e SHBA-së për të bashkëpunuar me Kosovën në forcimin e sigurisë së infrastrukturës, qëndrueshmërisë ekonomike dhe zgjerimin e mundësive për investime amerikane.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada amerikane ka bërë të ditur se zyrtari i saj për çështje ekonomike, Bradley Johansen, ka folur në panelin “Infrastruktura kritike – Energjia dhe Aviacioni”.

Gjatë diskutimit, Johansen ka theksuar rëndësinë e furnizuesve të besueshëm, infrastrukturës së sigurt dhe zinxhirëve të qëndrueshëm të furnizimit në tërheqjen e investimeve dhe mbrojtjen e inovacionit në Kosovë.

Ambasada ka theksuar se SHBA-ja është e gatshme të punojë me Kosovën për avancimin e infrastrukturës së sigurt dhe të besueshme, forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike dhe krijimin e mundësive të reja për investime amerikane dhe partneritete në teknologji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat