Nëntë studentë amerikanë nga Universiteti Norwich marrin pjesë në garën e aftësive ushtarake në Kosovë

Aktuale

Nëntë studentë amerikanë nga Universiteti Norwich marrin pjesë në garën e aftësive ushtarake në Kosovë

Nga: A.M. Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 18:53
Nëntë studentë të Universitetit Norwich nga SHBA-ja gjatë pjesëmarrjes në garën e aftësive ushtarake në Kosovë, së bashku me kadetë nga disa vende të NATO-s.

Nëntë studentë të Universitetit Norwich nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vizituar muajin e kaluar Kosovën, ku kanë marrë pjesë në një garë të aftësive ushtarake, të organizuar nga Akademia e Mbrojtjes e Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga Qendra për Paqe dhe Luftë e Universitetit Norwich, përmes një postimi në Facebook.

Sipas njoftimit, studentët amerikanë kanë garuar së bashku me kadetë nga Kosova, Turqia, Shqipëria, Italia dhe Kanadaja.

Gara kishte për qëllim testimin e aftësive ushtarake të pjesëmarrësve, ndërsa aktiviteti shërbeu edhe si mundësi për shkëmbim përvojash dhe bashkëpunim ndërmjet kadetëve nga vende të ndryshme.

Pjesëmarrja e studentëve amerikanë në këtë aktivitet vë në pah bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e edukimit dhe përgatitjes ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat