Haxhiu në prag të 28 Nëntorit: Kjo festë na bashkon në Tiranë, Prishtinë, Tetovë e Preshevë

Aktuale

Haxhiu në prag të 28 Nëntorit: Kjo festë na bashkon në Tiranë, Prishtinë, Tetovë e Preshevë

Nga: A.M. Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 22:47
Albulena Haxhiu në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, në prag të 28 Nëntorit.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Përmes një postimi, Haxhiu ka theksuar rëndësinë historike dhe kombëtare të kësaj feste, duke kujtuar sakrificën e shqiptarëve për liri dhe bashkim.

Ajo ka thënë se nëntori është muaji i historisë shqiptare dhe se flamuri kuqezi ka simbolizuar gjithmonë shpresën për liri e bashkim.

“Për ne shqiptarët, flamuri kuqezi ka qenë gjithmonë shpresë për liri e bashkim. Për të, shumë mbajtën burg, e shumë të tjerë dhanë jetën”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se kjo festë i bashkon shqiptarët kudo që jetojnë, nga Tirana e Prishtina, në Tetovë, Preshevë e Ulqin.

Në fund, Haxhiu ka përcjellë urimet për festën e 28 Nëntorit, duke shprehur dëshirën që ky nëntor t'i gjejë shqiptarët më pranë njëri-tjetrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat