Sinani: Nëntori, kujtesë e historisë dhe përgjegjësi për të ardhmen kombëtare

Aktuale

Sinani: Nëntori, kujtesë e historisë dhe përgjegjësi për të ardhmen kombëtare

Nga: A.M. Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 23:25
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë.

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 82-vjetorit të Çlirimit.

Përmes një postimi, Sinani ka theksuar rëndësinë e festave të nëntorit për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke vënë në pah jo vetëm dimensionin festiv, por edhe kujtesën historike dhe përgjegjësinë për të ardhmen kombëtare.

Ajo ka shprehur mirënjohje për ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, për ftesën dhe mikpritjen.

“Për ne, shqiptarët e Luginës së Preshevës, nëntori nuk është vetëm festë, por edhe kujtesë e historisë dhe përgjegjësi për të ardhmen tonë kombëtare”, ka shkruar Sinani.

Në fund, ajo ka uruar festat e nëntorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat