Do të organizojnë ecjen në Sharrin përrallor të Prevallës 

Alpinizem

Do të organizojnë ecjen në Sharrin përrallor të Prevallës 

Nga: K.G. Më: 4 mars 2021 Në ora: 15:28
Do të organizojnë ecjen në Sharrin përrallor të Prevallës 

“Hikingnjeri” dhe "snownjeri” do të organizojnë ecjen përrallore gjatë fundjavës. 

“Këtë të diel, me 7 mars, duke filluar në orën 07:00, dy organizatat si-motër, ‘hikingnjeri’ dhe ‘snownjeri’ do të organizojnë ecjen në Sharrin përrallor të Prevallës, përkatësisht në Majën e Madhe të Prevallës, e cila gjendet midis Sharrit të Prizrenit dhe Shtërpcës. 

Ecja zgjatë 4.5 kilometra një drejtim dhe hynë në kategorinë e ecjeve të lehta / mesatare. 

Në grup do të marrin pjesë bjeshkatarë të të gjitha niveleve (fillestare dhe me përvojë) dhe skitarë, të cilët së bashku do te ngjiten në maje”, njoftojnë organizatorët..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat